UBT News

Franca dënon fjalimin ‘paranojak’ të Putinit

Franca e përshkroi një fjalim të Putinit drejtuar kombit për Ukrainën si “paranojak”, duke e akuzuar atë për thyerjen e premtimeve të bëra ndaj homologut të tij francez, Emmanuel Macron dhe duke kërcënuar se do të vendosë sanksione, përcjell UBT News.

“Ne do të zbatojmë sanksione të përshtatshme dhe të synuara kundër interesave ruse me partnerët tanë evropianë”, u tha gazetarëve të martën ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

Fjalimi i Putinit, në të cilin ai njohu si të pavarura dy rajonet separatiste ukrainase, përzien ide “të ngurta dhe paranojake”, tha një zyrtar presidencial francez, duke shtuar se udhëheqësi rus “nuk kishte respektuar premtimet e bëra” ndaj Macron-it.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se “veprimet e mëtejshme ushtarake” ruse nuk duhet të përjashtohen dhe shtoi se BE po përgatit një listë të subjekteve dhe individëve rusë për t’i sanksionuar në një përgjigje “proporcionale”.

Putini kishte “bërë një zgjedhje të qartë për të thyer zotimet e tij”, tha zyrtari, duke shtuar se diskutimet do të fillonin të martën në Bruksel për hartimin e sanksioneve.

Në një deklaratë të mëparshme, Macron kishte dënuar lëvizjen e Putinit dhe bëri thirrje për sanksione evropiane kundër Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version