Gjashtë rusë që dyshohet se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë, njoftoi Ministria e Jashtme e Francës. Ministria përmes një deklarate tha se ata po punonin “në kundërshtim me interesat tona kombëtare”.
“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë. Për momentin nuk dihen detaje të tjera.
Franca tashmë ka dëbuar 35 diplomatë rusë, ashtu si edhe shumë vende tjera evropiane./UBTNews/