Franca akuzoi Moskën për përdorimin e furnizimeve me energji si “armë lufte” pasi gjiganti rus, Gazprom, reduktoi dërgesat në ndërmarrjen franceze Engie dhe përgatitet të ndalojë rrjedhat përgjatë gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani nga e mërkura.
Në një intervistë me radion France Inter, ministrja franceze e Tranzicionit të Energjisë, Agnès Pannier-Runacher tha se Rusia është “shumë qartë” duke përdorur “gazin si një armë lufte dhe ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq të një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve”./UBTNews/