UBT News

Fqinji padit ASAP Rocky-n për dëme prej 950 mijë eurosh pas përmbytjes në Nju Jork

Partneri i Rihannës, reperi ASAP Rocky, po përballet me një padi prej rreth 950 mijë eurosh pas një përmbytjeje që shkaktoi dëme të mëdha në apartamentin e fqinjit të tij në Nju Jork.

Pronari i apartamentit poshtë njësisë së reperit pretendon se një rrjedhje uji në dhjetor 2024 e bëri banesën e tij plotësisht të pabanueshme.

Sipas dokumenteve të padisë, përmbytja ndodhi kur punëtorët e kompanisë ADE Pro Painting hapën dritaret për të ajrosur hapësirën gjatë punimeve, çka çoi në ngrirjen dhe shpërthimin e tubave të ujit, raporton DailyMail.

Dëmet përfshijnë pajisje, orendi dhe sende personale në vlerë prej të paktën 610 mijë eurosh, ndërsa pronari ka shpenzuar edhe 173 mijë euro për strehim alternativ.

Padia ngre përgjegjësi ndaj ASAP Rocky-t, kompanisë ADE Pro Painting dhe bordit të ndërtesës, duke kërkuar kompensim minimal prej 780 mijë euro nga reperi dhe 173 mijë euro nga bordi.

Ky incident vjen në një periudhë të ndjeshme për artistin, i cili u lirua në shkurt nga akuzat për armëmbajtje pa leje dhe është rikthyer të përqendrohet në jetën familjare me Rihannën dhe vajzën e tyre, Rocki Irish Mayers. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version