Një burrë nga Mitrovica ka njoftuar policinë se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji.
I dyshuari fotografonte edhe gruan dhe fëmijët e tij.
Policia bën me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime.
Rasti është inicuar si fotografim dhe incizim i paautorizuar dhe ngacmim.
“Mitrovicë 17.10.2022 – 17:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.