Furnizuesi i Apple, Foxconn po shton përpjekjet për të rekrutuar punëtorë pas trazirave në fabrikën më të madhe në botë të iPhoneve.
Punonjësit që referojnë me sukses një mik ose një anëtar të familjes për të punuar në fabrikën e saj në Zhengzhou të Kinës, do të marrin nga një shpërblim prej 1000 juanësh (141 dollarë; 117 £).
Lajmi vjen pas qarkullimit të disa pamjeve në internet, ku shfaqen protestuesit të zemëruar në fabrikë.
Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit të saj të ri, iPhone 14, do të vonohen për shkak të kufizimeve të COVID-19.
Muajin e kaluar, Foxconn kërkoi falje për një “gabim teknik” në sistemin e saj të pagesave pas protestave në fabrikë në qytetin e Zhengzhou mbi kufizimet COVID dhe pretendimet për pagesa të vonuara./UBTNews/