UBT News

Foxconn do të ndërtojë fabrika të Inteligjencës Artificiale

Kompania Foxconn e Tajvanit planifikon të ndërtojë fabrika të Inteligjencës Artificiale me gjigantin amerikan të çipave, Nvidia, derisa prodhuesi i elektronikës po rrit përpjekjet për t’u bërë një lojtar kyç global në prodhimin e makinave elektrike.

Kryetari i Foxconn, Young Liu dhe kryeshefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang njoftuan së bashku planet të mërkurën në Taipei. Dyshja tha se pajisjet e reja që përdorin çipat dhe softuerin e Nvidia do t’i mundësojnë Foxconn të përdorë më mirë AI në automjetet e saj elektrike (EV).

“Ne jemi në fillimin e një revolucioni të ri kompjuterik”, tha Huang.

Sistemet e mëdha kompjuterike të mundësuara nga çipa të avancuar do të mund të zhvillojnë platforma softuerike për gjeneratën e ardhshme të EV-ve duke mësuar nga ndërveprimet e përditshme./UBTNews/

Exit mobile version