UBT News

Fotografitë e para të ekuipazhit të luftanijes Moskva që nga fundosja

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar fotografi të ekuipazhit të luftanijes Moskva – hera e parë që ndonjë marinar nga anija është parë që nga fundosja e saj.

Një grup i madh marinarësh u panë në paradë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, ku ata inspektohen nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Ruse, Admirali Nikolay Yevmenov.

Të enjten u bë e ditur se Moskva – luftanija ruse u fundos në Detin e Zi pas një zjarri që u shkaktua nga shpërthimi i municioneve. Ukraina tha se e fundosi anijen me dy raketa Neptun. Fundosja e anijes u përshkrua si goditje ndaj moralit të Rusisë.

Sipas profesor Evan Mawdsley, i cili ka specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore – hera e fundit që një luftanije ruse u fundos ishte 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore./UBTNews/

Exit mobile version