UBT News

Fotografitë dramatike tregojnë fundosjen e luftanijes ruse Moskva

Fotografitë dramatike dhe një video e besueshme – ku shfaqet luftanija ruse Moskva para se të fundosej javën e kaluar – janë publikuar në mediat online.

Rusia thotë se një zjarr në bord shkaktoi shpërthimin e municioneve dhe anija u fundos ndërsa po tërhiqej pas një stuhie. Kurse Ukraina thotë se e goditi atë me raketa.

Çfarë tregojnë videot dhe fotografitë?

Besohet se pamjet janë realizuar më 14 prill, një ditë pasi Ukraina pohoi se ka sulmuar luftanijen ruse. Mund të shihet edhe tymi duke dalë nga anija.

A dihen detaje të tjera rreth sulmit?

Ukraina thotë se goditi me sukses luftanijen Moskva me dy raketa Neptun të prodhuara nga Ukraina të prezantuara së fundmi, të mërkurën e kaluar. Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar i kanë thënë mediave amerikane se ata i besojnë versionit ukrainas. Rusia pretendon se ajo u dëmtua pas një shpërthimi dhe më pas u fundos për shkak të stuhisë.

Jonathan Bentham, i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, arriti në përfundimin se anija në pamjet e publikuara ishte sigurisht luftanija e klasit sllav dhe “ndoshta” Moskva. Sipas tij, luftanija mund të jetë sulmuar nga raketa e llojit Neptun, por theksoi se nuk ishte e mundur të përjashtohen shkaqe të tjera në këtë fazë./UBTNews/

Exit mobile version