UBT News

Fotografia origjinale e zbarkimit të Buzz Aldrin në hënë shitet rreth 8 mijë dollarë në ankand

Një seri fotografish origjinale të NASA-s nga misionet Apollo u shitën për një total prej 1.16 milionë kruna daneze (171 mijë e 831 dollarë) në një ankand në Kopenhagë të mërkurën.

74 fotografitë origjinale nga misionet Apollo 8-17, përfshirë këtu edhe fotografinë e famshme të zbarkimit të Buzz Aldrin në hënë, e cila u shit për 52 mijë kruna (7 mijë e 703 dollarë).

Fotografia e Buzz Aldrin me kostum të plotë astronauti dhe Neil Armstrong, i cili e realizoi fotografinë dhe mund të shihet në reflektim në maskën e Aldrin, e paraqitur në kopertinën e revistave National Geographic dhe Life në vitin 1969.

Fotografitë origjinale të cilësisë së lartë të NASA-s u publikuan në numër të kufizuar për studime shkencore dhe botime në revista ndërkombëtare.

Shtëpia e ankandit tha se shitësi është një i huaj që ka lidhje me Danimarkën, por nuk zbuloi identitetin as të shitësit, as të blerësve./UBTNews/

Exit mobile version