UBT News

Fotografia e Veliut vendoset në Kuvend, Musliu: Le t’i tregojë dikush që e ka obligim të raportojë në Kuvend

Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit ishte edhe interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Për shkak të mosprezencës së Veliut në këtë seancë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e vendosi fotografinë e Veliut në një karrige.

“Kërkohet Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vijë të raportojë në Kuvend”, shkroi Musliu në Facebook./UBTNews

Exit mobile version