UBT News

Fotografia e pandave binjake

Një kopsht zoologjik në Francë ndau fotografinë e pandave binjake.

Fleur de Coton dhe Petit Neige – u fotografuan të premten në kopshtin zoologjik Beauval teksa flinin në një inkubator. Pandat e vogla tani peshojnë 310 dhe 296 gram, dhe “janë shumë mirë”.

“Është magjepsëse t’i shikosh si rriten. Transformimi i tyre fizik është i dukshëm dita-ditës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kopshtit.

Binjaket po kalojnë pak kohë me nënën e tyre para se të vendosen përsëri në inkubatorë për të pushuar. Sytë e këlyshëve janë akoma të mbyllur.

Pandat binjake u lindën më 2 gusht./UBTNews

Exit mobile version