UBT News

Fotografia e Messi-t në Copa America thyen rekord në Instagram

Superylli i futbollit argjentinas Lionel Messi të shtunën theu një rekord historik në Instagram me fotografinë e tij të fitores në Copa America, transmeton Anadolu Agency (AA).

Postimi i superyllit i vetëm me trofeun e Copa America-s u bë fotografia më e pëlqyer sportive e platformës, duke mbledhur 19,9 milion pëlqime.

Pas fitores, Messi shpërndau një fotografi të tij me trofeun e Copa America-s me mbishkrimin: “Një çmenduri e bukur! Kjo është e pabesueshme! Faleminderit, Zot! Ne jemi kampionë”.

Javën e kaluar, Argjentina mposhti Brazilin 1:0 në Rio de Janeiro, duke fituar trofeun, ndërsa Messi javën e kaluar u zgjodh midis lojtarëve më të mirë të turneut.

Exit mobile version