UBT News

Foshnja më e vogël në botë shkon në shtëpi pas një viti qëndrim në spital

Një foshnje që besohet se është foshnja më e vogël në botë u lirua nga spitali i Singaporit pas 13 muajsh trajtim intensiv.

Kwek Yu Xuan peshonte vetëm 212 gr – sa pesha e një molle – kur ajo lindi dhe 24 cm e gjatë. Ajo u lind në pak më pak se 25 javë – shumë më pak se mesatarja e 40.

Rekordin e mëparshëm e mbante një vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila peshonte vetëm 245 gr, sipas Regjistrit të Foshnjave më të vogla të Universitetit të Iowas.

Nëna e Yu Xuan e lindi atë me operacion urgjent, katër muaj para kohe pasi ajo u diagnostikua me pre-eklampsi, presion të lartë të gjakut në mënyrë të rrezikshme që mund të dëmtojë organet vitale dhe të jetë fatale për nënën dhe foshnjën.

Tani Yu Xuan peshon më shumë se 6.3 kilogramë./UBTNews

Exit mobile version