Një foshnje u gjet e braktisur në Siberi derisa temperaturat në këtë vend shkuan deri në -20 gradë Celsius.
Foshnja e posalindur u gjet nga pesë adoleshentë në një kuti vezësh në një rrugë të largët pranë fshatit Sosnovka jashtë Novosibirsk të premten, thonë raportet lokale.
Foshnja u dërgua në spital nga një prej prindërve të adoleshentëve, ku u tha se gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ndërkohë që policia është në kërkim të ëmës së tij./UBTNews