UBT News

Forumi i të rinjve të LDK-së organizon aksion para qeverisë

“Zemër, ke dështu” është aksioni simbolik i organizuar nga forumi i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës para Qeverisë.

Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Guri, tha para gazetarëve se përmes këtij aksioni simbolik po ia rikujtojnë Qeverisë që po u përfundon mandati me dështime në çdo fushë. Guri para mediave përmendi siç tha dështimet për këto vite qeverisjeje.

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar Qeverisë se po i përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosove në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo Qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetar i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën më vitale të shoqërisë sonë, rininë”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version