UBT News

Forumi i Paqes në Paris, shtrohet darkë në pallatin presidencial të Francës

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të enjten në mbrëmje pati një darkë në Pallatin Presidencial të Francës bashkë me presidentin Emmanuel Macron.

Të dy liderët në darkë patën bashkëshortët  e tyre, Harris ishte bashkë me burrin e vet, Doug Emhoff si dhe Macron ishte me zonjën e parë franceze, Brigitte Macron. Të dyja çiftet janë përshëndetur me buzëqeshje dhe përqafime të ngrohta.

Ngjarja VIP ishte pjesë e “Forumit të Paqes në Paris”, ku Harris mori pjesë në emër të Shteteve të Bashkuara. Disa liderë të tjerë evropianë ishin të pranishëm në darkë, duke përfshirë mbretin Felipe të Spanjës.

Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Dailymail.

Exit mobile version