UBT News

Fortnite do të kthehet në iPhone në BE

Videoloja e famshme Fortnite do të rikthehet në iPhone pas një mungese katërvjeçare. Sipas një ligji të ri të Bashkimit Evropian (BE), i krijuar për të rritur konkurrencën, zhvilluesit Epic Games do t’i mundësohet të drejtojë dyqanin e vet të aplikacioneve në pajisjet Apple.

Aktualisht, kushdo që ka iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple. Por Apple duhet t’ua mundësojë klientëve të saj të qasen në dyqanet alternative të aplikacioneve në pajisjet iOS të blera në BE nga muaji mars.

Apple u angazhua vazhdimisht që përmes rregullave të saj të mbrojë sigurinë e përdoruesve.

Epic Games e tërhoqi lojën e suksesshme Fortnite nga App Store pasi nuk u pajtua me politikat e Apple. Nuk ka qenë i disponueshëm në App Store që nga viti 2020, megjithëse është e mundur të luhet përmes ueb-it./UBTNews/

Exit mobile version