Prodhuesi amerikan i automjeteve Ford do të zhvendosë për herë të parë pas shtatë dekadash selinë e tij kryesore në një objekt të ri, vetëm pesë kilometra larg selisë aktuale në Dearborn, Michigan.
Ndërtesa e re, me sipërfaqe prej 195,096 metrash katrorë, pritet të hapet në nëntor dhe do të mbajë emrin “Selia Botërore e Fordit”.
Selia aktuale në Dearborn, e hapur në vitin 1956, ka qenë vendi ku u zhvilluan disa nga modelet më ikonike të kompanisë, si Mustang, Thunderbird dhe F-Series.
Objekti i ri do të ofrojë gjashtë studio dizajni, një sallë ushqimi, hapësira të dedikuara për nënat si dhe mbi 300 dhoma takimi të pajisura me teknologji moderne. /A.Z/UBT News/