UBT News

Fordi pret 3 miliardë dollarë humbje nga shitjet e veturave elektrike këtë vit

Ford, kompania amerikane e automjeteve, njoftoi se ka pësuar humbje 2.1 miliardë dollarë nga shitjet e makinave elektrike vitin e kaluar dhe pret që këtë vit të ketë 3 miliardë dollarë humbje.

Ford ka investuar në automjete hibride dhe elektrike, përfshirë edhe Mustang Mach-E dhe një kamionçinë tërësisht elektrike F-150, dhe vitin e kaluar njoftoi se do të rrisë shpenzimet e automjeteve elektrike në 50 miliardë dollarë deri në vitin 2026.

Fordi ia atribuon këto humbje veturave elektrike dhe fitimit të përgjithshëm para shpenzimeve nga interesi dhe taksat./UBTNews/

Exit mobile version