UBT News

Fordi paralajmëron investim miliarda dollarë në fabrikat e automjeteve elektrike

Fordi ka njoftuar se do të investojë miliarda dollarë në prodhimin e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar se do të ndërtojë fabrikën e saj më të madhe ndonjëherë në Tennessee, dhe dy parqe baterish në Kentucky.

Sipas planit prej 11.4 miliardë dollarësh, prodhuesi i makinave tha se do të ndërtojë makina dhe kamionçina me emetim zero “për klientët amerikanë”. Fordi synon t’i krijojë 11 mijë vende pune.

Ashtu si rivalët GM dhe Stellantis, Ford shpreson se rreth gjysma e makinave që shet deri në vitin 2030 do të jenë me zero emetim.

“Është momenti ynë – investimi më i madh – për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Amerikën”, tha Jim Farley, presidenti i kompanisë Ford./UBTNews

Exit mobile version