UBT News

Ford ndal prodhimin e veturave në Indi

Gjiganti amerikan i veturave, Ford do të ndalojë prodhimin e veturave në Indi dhe do të mbyllë dy fabrikat, sipas një njoftimi nga kompania.

Nga kompania Ford thanë se do të mbyllin fabrikat në shtetet Gujarat dhe Tamil Nadu deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, por do të vazhdojnë të prodhojnë motorë makinash për eksport.

Kjo është një nga kompanitë e mëdha të veturave që u largua nga India vitet e fundit. Në vitin 2017, General Motors ndaloi prodhimin e veturave për tregun indian. Dhe vitin e kaluar, Harley-Davidson ndaloi prodhimin dhe pakësoi masivisht operacionet e shitjes në atë që njihet tregu më i madh në botë i motoçikletave./UBTNews

Exit mobile version