UBT News

Ford do të shkurtojë rreth 4 mijë vende pune në Evropë

Ford do të shkurtojë afro 4 mijë vende pune në të gjithë Evropën, përfshirë këtu 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tri viteve të ardhshme. Kompania njoftoi se deri te ky vendim erdhi pas planeve për të rikrijuar markën dhe për t’u fokusuar në një gamë më të vogël automjetesh elektrike.

Prodhuesi amerikan i makinave tha se planifikon të eliminojë 3 mijë e 800 vende pune për zhvillimin dhe administrimin e produkteve në Evropë, duke përmendur kostot në rritje dhe nevojën për të përshpejtuar kalimin nga motori me djegie të brendshme në automjetet elektrike.

Kompania do të shkurtojë rreth 2 miijë e 300 vende pune në Gjermani, 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 200 në pjesën tjetër të Evropës.

Ford tha se 2 mijë e 800 pozita inxhinierike do të shkurtohen deri në vitin 2025 dhe rreth 1 mijë vende pune në ekipet e tij administrative, marketing, shitje dhe shpërndarje në të gjithë Evropën. Sipas kompanisë, ky ndryshim do t’ia hapte rrugën për një të ardhme fitimprurëse dhe do t’i mundësonte asaj të konkurronte me markat rivale të makinave në Evropë, e cila është përballur me sfida të rëndësishme ekonomike dhe politike./UBTNews/

Exit mobile version