UBT News

Forconi imunitetin e fëmijës tuaj me këto këshilla

Imuniteti i fëmijëve zhvillohet vazhdimisht që nga lindja, pasi trupi lufton kundër mikrobeve, viruseve dhe baktereve të ndryshme. Pediatrit besojnë se është normale që fëmijët të përjetojnë gjashtë deri në tetë ftohje në vit, gjë që është një shenjë se sistemi imunitar po funksionon.

Ka mënyra për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve dhe për të forcuar imunitetin. Zakonet e jetesës së shëndetshme si ushqimi i duhur, aktiviteti fizik dhe pushimi adekuat janë çelësi për një imunitet më të fortë të fëmijëve.

Rëndësia e higjienës në parandalimin e sëmundjeve

Lufta kundër mikrobeve se forcon imunitetin, mbajtja e zakoneve të mira higjienike zvogëlon barrën mbi sistemin imunitar. Larja e rregullt e duarve, veçanërisht para ngrënies, pas daljes nga kopshti, lojërave jashtë a përdorimit të tualetit, është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve. Fëmijët reduktojnë ekspozimin ndaj mikrobeve e lejojnë sistemin imunitar të përqendrohet në detyra të rëndësishme.

Aktiviteti fizik si bazë e imunitetit

Jo vetëm që kontribuon në shëndetin e trupit, por luan rol kyç në forcimin e imunitetit. Nëpërmjet ushtrimeve, fëmijët rrisin numrin e qelizave mbrojtëse natyrore që përbëjnë bazën e imunitetit. Bëhuni një model i mirë për fëmijët duke ushtruar së bashku.

Frutat dhe Perimet

Konsumimi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e imunitetit. Karotat, bishtajat, portokallet e luleshtrydhet janë të pasura me karotenoidë që rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe interferonit, antitrupa që bllokojnë viruset. Këto ushqime përbëjnë bazën e dietës që mbështet imunitetin e fëmijëve dhe i ndihmon të qëndrojnë më rezistent ndaj sëmundjeve. Këto zakone efektive ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit të një fëmije të shëndetshëm, duke siguruar shëndet më të mirë e rezistencë ndaj sëmundjeve. /UBT News/

Exit mobile version