Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 103,64 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 122,49 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 143,39 lekë, duke humbur 0,24 lekë.
Edhe franga zvicerane humbi pikë në kursin e këmbimit me lekun duke zbritur në kuotën 112,77 lekë, ose 0,58 lekë më pak se një ditë më parë.