Trupat ukrainase zmbrapsën gjithsej 79 sulme nga forcat ruse dje, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një përditësim.
Në një deklaratë në Facebook, ushtria tha se ata kishin kryer 12 sulme kundër bazave të përkohshme ruse gjatë 24 orëve të fundit dhe kishin shkatërruar një bazë për trupat dhe pajisjet ruse.
Ukraina tani ka filluar të marrë armë moderne të cilat mund t’i ndihmojnë në kundërsulmin e tyre të raportuar./UBTNews/