Forcat ukrainase që luftojnë në qytetin lindor të rrethuar të Bakhmut në Donetsk, kanë pasur arritje të rëndësishme në zonë, tha zëvendësministrja e mbrojtjes.
Hanna Maliar tha në Telegram forcat ukrainase kishin marrë kontrollin e pjesëve kryesore komanduese rreth qytetit dhe i kishin hyrjet dhe daljet “nën kontrollin e zjarrit”.
Videoja e publikuar nga Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tregon një shpërthim në një ndërtesë në perëndim të qytetit.
Ai tha se video tregonte Brigadën e 77-të Ajrore duke goditur një pozicion rus.
Kundërofensiva e Ukrainës, e cila filloi në fillim të muajit të kaluar, është fokusuar në kapjen e fshatrave në juglindje dhe lëvizjen kundër forcave ruse që mbajnë Bakhmutin.
Rusia ende mban qytetin lindor, por forcat ukrainase shpresojnë ta rrethojnë atë./UBTNews/