UBT News

Forcat Tigray pranojnë armëpushimin dhe do të fillojnë bisedimet për paqe

TOPSHOT - Soldiers of Tigray Defence Force (TDF) walk in lines towards another field in Mekele, the capital of Tigray region, Ethiopia, on June 30, 2021. - Rebel fighters in Ethiopia's war-hit Tigray seized control of more territory on June 29, 2021, one day after retaking the local capital and vowing to drive all "enemies" out of the region. (Photo by Yasuyoshi Chiba / AFP) (Photo by YASUYOSHI CHIBA/AFP via Getty Images)

Forcat në rajonin Tigray të Etiopisë thanë se janë të gatshme të respektojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të pranojnë një proces paqeje të udhëhequr nga Bashkimi Afrikan për t’i dhënë fund një konflikti me forcat federale që ka zgjatur për gati dy vjet.

“Ne jemi të gatshëm t’i përmbahemi një ndërprerjeje të menjëhershme të armiqësive dhe të biem dakord reciprokisht, në mënyrë që të krijojmë një atmosferë të favorshme”, tha në një deklaratë TPLF.

Ekipi negociator i forcave Tigray përfshin zëdhënësin Getachew Reda dhe gjeneralin Tsadkan Gebretinsae.

Qeveria etiopiane formoi një komitet në qershor për të negociuar me forcat nga rajoni Tigray.

Bashkimi Afrikan (BA) përshëndeti njoftimin e TPLF, duke e quajtur atë një “mundësi unike drejt rivendosjes së paqes” në Etiopi, tha kryetari Moussa Faki Mahamat në një deklaratë.

Kombet e Bashkuara mirëpritën gjithashtu zhvillimin dhe janë të gatshme të mbështesin procesin e paqes të udhëhequr nga BA, tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje “të gjitha palëve të shfrytëzojnë këtë mundësi për paqe dhe të ndërmarrin hapa për t’i dhënë fund dhunës përfundimisht dhe të zgjedhin dialogun”, tha Dujarric.

Armiqësitë ushtarake midis forcave të qeverisë etiopiane dhe forcave Tigrayan rifilluan muajin e kaluar pas një armëpushimi disa mujor./UBTNews/

Exit mobile version