UBT News

Forcat ruse sulmojnë 8 qytete të Ukrainës

Zyra presidenciale e Ukrainës raportoi të shtunën se sulmet me raketa dhe granatimet gjatë 24 orëve të fundit ndodhën në tetë rajone: Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv në lindje, Dnipropetrovsk, Poltava dhe Kirovohrad në Ukrainën qendrore dhe Mykolaiv dhe Kherson në jug.

Sulmet nënvizuan se i gjithë vendi mbeti nën kërcënim, pavarësisht orientimit të Rusisë drejt një ofensive të re në lindje.

Qyteti port i Ukrainës, Mariupol është ende duke rezistuar, por situata atje është kritike./UBTNews/

Exit mobile version