UBT News

“Forcat ruse po mbajnë peng 11 kryebashkiakë ukrainas dhe vranë një tjetër”

Forcat ruse po mbajnë peng 11 kryebashkiakë të zonave lokale të Ukrainës dhe kanë vrarë një kryetar bashkie në paraburgim, tha të dielën zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Në një postim në rrjete sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga rajonet e Kievit, Khersonit, Mykolaivit dhe Donetskut po mbahen peng. Ajo shtoi se Ukraina do të “informojë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, OKB-në dhe organizata të tjera për robërinë e tyre”. Sipas saj, Olga Sukhenko, kryebashkiaku i Motyzhyn, një fshat në rajonin e Kievit, u vra nga forcat ruse.

“Ky është krim lufte, ata që janë përgjegjës do të dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Vereshchuk, duke shtuar se Ukraina do të bëjë përpjekje për të siguruar që “civilët tanë, kryebashkiakët, priftërinjtë, gazetarët dhe aktivistët tanë të çlirohen” nga paraburgimi./UBTNews/

Exit mobile version