Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se ushtarët rusë po përqendrohen në zhdukjen e njësive ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
“Okupatorët rusë po fokusojnë përpjekjet e tyre në bllokimin dhe përpjekjen për të shkatërruar njësitë tona në zonën e Azovstal. Armiku rifilloi ofensivën me mbështetjen e avionëve për të marrë kontrollin e uzinës”, tha ushtria në përditësimin e saj të fundit.
Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se sulmet intensive dhe granatimet “pa ndalur” vazhduan në fabrikën e çelikut gjatë natës së të enjtes./UBTNews/