Qyteti juglindor i Ukrainës, Orikhiv, u përball me më shumë se 200 sulme brenda gjashtë orëve, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhias, Oleksandr Starukh.
Në një deklaratë në Telegram, Starukh tha se “pjesa e mesme” e qytetit, e cila ndodhet në rajonin e Zaporizhzhias, është më e prekura dhe “qendra është në zjarr”. Njësitë e shpëtimit po shuajnë zjarrin në objektet private.
Të shtunën, Starukh i tha televizionit ukrainas se banorët e zonës po mësohen se si të përdorin jodin në rast të një rrjedhje rrezatimi nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia./UBTNews/