Që nga dje, forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 25 qytetarë palestinezë në Gaza, përfshirë në Jerusalemin Lindor, njoftoi përmes një deklarate Shoqata e të Burgosurve palestinezë.
Në mesin e të arrestuarve janë dy të plagosur, dy studente, një gazetare, një fëmijë dhe ish të burgosur, thuhet në njoftim. Arrestimet ndodhën në provincat Tulkarem, Hebron, Ramallah, Betlehem, Tubas, Nablus dhe Jerusalem.
Forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 9 mijë e 785 njerëz në Bregun Perëndimor qëkur filloi luftën e saj shkatërruese në Gaza në muajin tetor./UBTNews/