UBT News

Forcat e sigurisë rrahin disa vajza në jetimore në Arabi Saudite, rasti po hetohet

Autoritetet saudite thonë se po e hetojnë rastin e rrahjes së disa vajzave nga forcat e sigurisë në një jetimore.

Në një incizim të paverifikuar, policia dhe zyrtarët në rroba civile supozohet se po e bastisin Shtëpinë e Edukimit Social në Khamis Mushait.

Një zyrtar duket se ka tërhequr për tokë një vajzë që bërtet, ndërsa një polic e godet me rrip. Të tjerat shfaqen duke u ndjekur dhe rrahur me shkopinj druri.

Rrethanat dhe koha e incidentit nuk dihen, por një përdoruese e Twitter-it që pretendoi se i modifikoi videot, shkroi se vajzat organizuan “grevë kundër korrupsionit dhe padrejtësisë” pasi ato “kërkuan të drejtat e tyre nga jetimorja dhe u refuzuan”./UBTNews/

Exit mobile version