Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se njësitë kundërajrore rrëzuan 23 dronë sulmues rusë gjatë natës, por disa ia dolën të kalojnë dhe goditën infrastrukturën portuale në rajonin e Odesës.
Forcat ruse sulmuan me drone iraniane Shahed-136/131 mbi Odesa që u nisën nga tri drejtime, Kursk dhe Primorsko-Akhtarsk dhe Chauda e Rusisë në rajonin e Krimesë të pushtuar nga Rusia, njoftuan Forcat Ajrore përmes një deklarate të martën.
“Forcat dhe mjetet e Forcave Ajrore, në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore të komponentëve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, shkatërruan 23 UAV-të sulmuese”.
Zjarret shpërthyen pasi objektet portuale u goditën, përfshirë edhe infrastrukturën e grurit./UBTNews/