Forcat ajore të Ukrainës thanë se do të “bëjnë gjithçka” për të lehtësuar hetimet mbi një sulm raketor në Poloni që ndodhi të martën pranë kufirit me Ukrainën, ku mbetën të vdekur dy persona.
“Ajo që ndodhi dje janë padyshim pasojat e luftës”, deklaroi ai.
“Duhet të bëhet një vlerësim ligjor”, shtoi Ihnat. “Procesi është në vazhdim, ekspertët janë duke punuar. Është e nevojshme të përcaktohet se cilat rrënoja raketore ishin këto, nuk mendoj se do të jetë shumë e vështirë”.
“Ne jemi për një hetim të përbashkët të incidentit me uljen e raketës në Poloni”, tha Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një shkrimi në Twitter.
“Ne jemi të gatshëm të dorëzojmë prova të gjurmës ruse që kemi. Ne presim informacione nga partnerët tanë, në bazë të të cilave është nxjerrë përfundimi se bëhet fjalë për një raketë të mbrojtjes ajrore ukrainase”, shtoi ai tutje.
Komentet erdhën pasi ministria ruse e mbrojtjes tha se sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës është përgjegjës për sulmin./UBTNews/