Fondacioni Bill & Melinda Gates njoftoi të enjten se do të ndajnë 7 miliardë dollarë për Afrikën gjatë katër viteve të ardhshme, pasi sipas Bill Gates, kriza në Ukrainë po ndikon që të reduktohet ndihma ndaj Afrikës.
Donacioni, i cili është rritur 40% në shumën e shpenzuar gjatë katër viteve të mëparshme, do të orientohet drejt projekteve që trajtojnë urinë, sëmundjet, varfërinë dhe pabarazinë gjinore.
Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, do të marrë pjesën më të madhe të ndihmës./UBTNews/