Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Fondacioni Freskia dhe Human Care realizuan kontrollashëndetësore sistematike me qytetarët e rasteve sociale në Komunën e Prishtinës.
Kontrollat u realizuan tek personat me sëmundje kardiologjike, diabetike dhe kontrolla pediatrike tek fëmijët. Gjithashtu këto familje përfituan edhe pako ushqimore dhe higjienike.
Për nder të kësaj dite, anëtarët e Fondacionit Freskia organizuan dhurimin vullnetar të gjakut pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.