Lëvizja “FOL” ka publikuar gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Hulumtuesja në “Fol”, Burbuqe Kastrati, tha se parakusht për anëtarësim në BE është demokratizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile.
Duke përmendur shembujt e anëtarësimit të Sllovenisë, Rumanisë dh Bullgarisë, Kastrati tha se qeveria duhet të prioritizojë më shumë bashkëpunimin me shoqërinë civile për avancimin përpara të Kosovës në integrimin evropian.