Rritja globale është më e fuqishme sesa pritej dhe do të jetë 3.1% në vitin 2024, njësoj si në vitin 2023, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonomitë në zhvillim kanë treguar elasticitet ndaj krizave të mëparshme, për shkak se konsumi nxit rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
FMN-ja ka rritur parashikimin e saj të mëparshëm me 0.2%, në raportin e saj të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore, duke marrë parasysh përmirësimet për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim.
PBB-ja globale pritet të përshpejtohet pak në vitin 2025, me 3.2%.
Megjithatë, rritja globale është historikisht e ulët, PBB-ja mesatare globale e viteve 2000-2019 ishte 3.8%./UBTNews/