Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me rritje projeksionet për këtë vit, duke i çuar në 3.3% nga 3.1%, siç ishte në vlerësimin e mëparshëm. Në vitet në vijim, ecuria ekonomike pritet të përmirësohet gradualisht.
Peshë kryesore në këtë ecuri duket se ka dhënë turizmi dhe ndërtimi, të cilët, së bashku me sektorët e tjerë, kanë prodhuar rritje të përgjithshme të PBB-së prej 4% në gjysmën e parë të vitit.
Megjithatë, ndonëse perspektiva ekonomike e Shqipërisë për këtë vit është rritur në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, vendi mbetet ndër më të ngadaltit në rajon, pas Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Edhe për vitin 2025, pritshmëritë janë për të njëjtat pozita, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, e cila do të marrë hovin më të madh.
Ndërkohë, në ekonominë e Eurozonës, rritja pritet të jetë modeste, prej 0.8% këtë vit, ndërsa ekonomia globale pritet të zgjerohet me 3.2%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se rreziqet janë të shumta, duke përfshirë konfliktet e armatosura, tregtinë e re të mundshme, luftërat, politikën e shtrënguar monetare dhe ngjarjet ekstreme të motit.