UBT News

​Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë publikoi sot foto të disa personave që hipnin në aeroplan ushtarak.

“Fluturimet e dëbimit kanë filluar,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt në X, duke iu referuar atyre që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”, tha ajo duke mos dhënë më shumë informacione për personat e larguar.

Agjentët amerikanë të imigracionit arrestuan dje mbi 500 migrantë pa dokumente, të cilët dyshohet se kërkoheshin për krime të ndryshme në SHBA.

Duke cituar shifra nga Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave të SHBA-së (ICE), Shtëpia e Bardhë njoftoi në rrjetin X, se 538 arrestime dhe 373 të ndaluar u bënë në disa qytete të SHBA-së.

Exit mobile version