Rusia ka një flotë anijesh të dyshuara spiunazhi që operojnë në ujërat nordike si pjesë e një programi për sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore dhe fermave me erë në rajon, sipas një hetimi të përbashkët nga transmetuesit publikë të Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Finlandës.
Transmetuesit përdorën analiza të të dhënave, përgjuan komunikime radiofonike dhe burime të inteligjencës për të treguar se si rreth 50 varka kishin mbledhur inteligjencë për 10 vitet e fundit, raportuan NRK e Norvegjisë dhe SVT e Suedisë.
Anijet ruse kanë lundruar përtej zonave të stërvitjes ushtarake, fushave të rëndësishme të naftës dhe gazit, aeroporteve të vegjël, kalatave në ujë të thellë dhe qendrave të rëndësishme strategjike për Forcat e Armatosura Norvegjeze, sipas NRK. Hetimi tha gjithashtu se anijet ruse shfaqen papritur pas stërvitjeve të NATO-s./UBTNews/