UBT News

Florida: Rreth 40 persona dyshohet se janë zhdukur pas përmbysjes së varkës

Zyrtarët e Gardës Bregdetare të SHBA-së po kërkojnë për 39 persona të cilët dyshohet se janë të zhdukur pasi anija e tyre u përmbys të shtunën mbrëma në brigjet e Floridës.

Zyrtarët u alarmuan pasi peshkatarët vunë re një burrë të kapur pas bykut të një varke 45 milje (72 km) nga qyteti i Fort Pierce. I mbijetuari tha se grupi ishte nisur nga Bimini, Bahamas, të shtunën mbrëma dhe tregoi se kjo ndodhi për shkak se pati një mot të keq.

Zyrtarët amerikanë thonë se varka mund të ketë qenë pjesë e një “sipërmarrjeje kontrabande me njerëz”.

Sipas të mbijetuarit, i cili nuk është identifikuar, asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.

Incidentet me anije të mbushura me njerëz nuk janë të rralla në ujërat e Floridës. Shumë prej rasteve përfshijnë migrantë nga Kuba dhe Haiti që përpiqen të arrijnë në SHBA./UBTNews/

Exit mobile version