Florian Qehaja nga sot është zyrtarisht ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Shkup.
Në një ceremoni solemne, Qehaja ka pranuar detyrën zyrtare nga Prindon Sadriu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup.
Po ashtu ambasadori i ri, Qehaja, pritet që sot t’i dorëzoj kopjet e letrave kredenciale te ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Ndryshe çështja e emërimit të ambasadorëve të Kosovës ishte një nga çështjet më të komentuara, për shkak të vonesave nga ana e institucioneve të vendit.