UBT News

Florian Dushi emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, pas emërimit të tij nga kryetari Përparim Rama. Ky vendim vjen pas zgjedhjes së ish-nënkryetarit, Alban Zogaj, si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, Rama ka vlerësuar kontributin e Dushit si të jashtëzakonshëm dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në pozitën e re. Në përgjegjësitë e tij do të përfshihen sektorë kyç si Inspektorati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re. Ky vendim është pjesë e strategjisë sonë për të forcuar ekipet dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin,” thuhet në njoftimin e Ramës.

Florian Dushi pritet të fillojë detyrën menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.

Exit mobile version