Florence Pugh ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore “të frikshme dhe intensive” dhe për një fëmijëri që e përshkruan si “traumatike”.
Në një intervistë të fundit, 29-vjeçarja rrëfeu se një pjesë e madhe e fëmijërisë u kalua në spital, pas diagnostikimit me trakeomalaci që kur ishte e vogël. Florence zbuloi se që nga momenti i lindjes kishte diçka që nuk shkonte me frymëmarrje, por askush nuk dinte çfarë.
“Unë nuk mund të merrja frymë normalisht,” tha ajo. Gradualisht, gjendja e saj është përmirësuar me rritjen, por si e rritur, kur sëmuret, situata mund të bëhet mjaft frikësuese për shkak të aftësisë së kufizuar të fytit.
Në podcastin e Louis Theroux, Florence tregoi: “Kam një problem me frymëmarrjen, i cili është përmirësuar teksa u rrita. Kur linda, tubat ishin të butë. Kam trakeomalaci dhe skanimi tregonte një zonë të sheshtë mbi gjoksin tim. Që nga fillimi diçka nuk shkonte dhe dëgjohesha si një gjel. E qeshura ime tani ende mban pak nga ai tingull.”
Aktorja shtoi se periudhat e sëmundjes janë intensive pas punës së gjatë gjatë xhirimeve apo turneve të promovimeve, duke çuar në infeksione të mushkërive që duhet trajtuar menjëherë.
Florence, e cila ka tre vëllezër e motra e vjen nga Oxfordshire, rrëfeu se frymëmarrja ishte aq problematike gjatë fëmijërisë, sa familja u zhvendos në Spanjë për shkak të klimës më të mirë.
“Kur isha më e re ishte shumë frikësuese. Shkoja shpesh në spital dhe merrja pneumoni. Nëna ime nuk dëshiron të flasë shumë për atë periudhë. Kujtoj trupin tim të lodhur dhe udhëtimet e shpeshta në spital për vite me radhë,” tha ajo. /A.Z/UBT News/
