Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.
Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
