Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, për çka dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.
Ndërkaq, i plagosuri 15 vjeçar është dërguar në Klinikën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se pas pranimit të tij, i plagosuri është transferuar në Klinikën Torakale në gjendje stabile.
Syla potencoi se i plagosuri është i lindur në vitin 2009.
“E kemi dërguar në Kirurgjinë Torakale, stabil e kemi dërguar, këtu i kemi kryer të gjitha çfarë ka qenë e nevojshme…(Pacienti) 2009-sh ishte”, tha Syla.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.