Flamuri ukrainas është ngritur mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit pas tërheqjes së forcave ruse, tha të shtunën ndërmarrja shtetërore që mbikëqyr centralet bërthamore.
“Sot, më 2 prill, në orën 11:00, flamuri ukrainas u ngrit mbi termocentralin e Çernobilit dhe u këndua himni”, tha Energoatom në një deklaratë në Telegram.
“I gjithë stafi i termocentralit bërthamor të Çernobilit, i cili ka punuar heroikisht në kushtet e vështira të okupimit që nga 24 shkurti dhe ka siguruar sigurinë bërthamore dhe rrezatuese në stacionin dhe objektet përreth, ishte i pranishëm në ceremoni”, u tha në deklaratë./UBTNews/